ÇMIMET

Çmim fiks. Pa llogari për çdo makinë.

Çdo paketë ka gjithë aplikacionin. Zgjidhni sipas madhësisë së flotës, dhe ne e kalojmë historikun tuaj nga Excel falas.

DERI NË 15 MAKINA

Start

29 €/ muaj

ose 290 € në vit, dy muaj falas

Për një agjenci familjare me një zyrë dhe pak agjentë.

Fillo provën falas

16 DERI NË 40 MAKINA

Pro

49 €/ muaj

ose 490 € në vit, dy muaj falas

Për agjencitë që bëjnë dorëzime në aeroport çdo ditë të sezonit.

Fillo provën falas

MBI 40 MAKINA

Rrjet

Çmimi me kërkesë

 

Për flota të mëdha ose disa zyra. Çmimin e caktojmë bashkë dhe e përshtatim aplikacionin me mënyrën si punoni.

Bisedoni me ne

ÇMIMET NË EURO, PA TVSH. 14 DITË PROVË FALAS NË ÇDO PAKETË.

Paketa Start kushton sa qiraja e një makine për një ditë.

PËRFSHIHET NË ÇDO PAKETË

Pa module për të hapur. Çdo agjenci merr gjithë tabelën.

  • Rezervime me kontroll mbivendosjeje, që një makinë të mos rezervohet kurrë dy herë.
  • Kontratë dhe faturë të printuara me logon tuaj.
  • Depozita, gjoba dhe pagesa në EUR ose LEK.
  • Të ardhurat sipas kanalit të rezervimit, me eksport CSV dhe PDF.
  • Kalendar për çdo makinë të flotës.
  • Kujtesa para se të skadojnë sigurimi, taksa e qarkullimit dhe kolaudimi, dhe kur vjen servisi i radhës.
  • Faqja juaj e agjencisë, me kërkesa rezervimi që vijnë direkt në aplikacion.
  • Deri në 10 llogari agjentësh, secili me hyrjen e vet.
  • Përditësim i menjëhershëm në çdo ekran kur një agjent ruan.
  • Shqip dhe anglisht për çdo përdorues.
  • Asistencë në WhatsApp dhe telefon, në shqip.
  • Funksione të reja sapo dalin, pa kosto shtesë.

Shiko çdo ekran në turin e produktit →

MIGRIM FALAS

Ne e kalojmë Excel-in. Ju e mbani historikun.

  1. 01Na dërgoni skedarin Excel me të cilin punoni sot.
  2. 02Ne e importojmë dhe e kontrollojmë çdo rresht bashkë me ju: targat, klientët, datat dhe totalet.
  3. 03Prova 14-ditore fillon me flotën dhe rezervimet tuaja, jo me një ekran bosh.

AGJENCITË E PARA

Për 10 agjencitë e para që bashkohen.

  • Çmimi juaj mbetet i njëjtë për sa kohë qëndroni me ne.
  • Një muaj shtesë falas, mbi periudhën e provës.
  • Linjë direkte me ne: atë që kërkoni e fusim në versionin e radhës.

PYETJE

Çfarë na pyesin pronarët.

A duhet të instaloj diçka?

Jo. Punon në shfletues, në çdo kompjuter, tablet ose telefon.

A ka kontratë ose detyrim?

Jo. Paketa mujore ndalon kur ndaloni pagesën. Paketa vjetore paguhet një herë për dymbëdhjetë muaj.

Çfarë ndodh me të dhënat nëse largohem?

Janë tuajat. Mund t'i eksportoni rezervimet në CSV dhe raportet në PDF kur të doni.

Po nëse flota rritet?

Kaloni në paketën tjetër nga muaji pasardhës. Të dhënat tuaja nuk ndryshojnë.

Si paguaj?

Me para në dorë, në euro ose në lekë me kursin e ditës. Për çdo pagesë merrni mandat pagese.

Filloni me flotën tuaj.

Një demonstrim zgjat 20 minuta. Sill skedarin tënd Excel dhe e importojmë live.